Një nënë nga Gjeorgjia është dënuar me 20 vite burg për veprën penale ‘Përdhunim dhe Trafikim të një personi për shërbim seksual, përdorimin e fëmijëve për qëllime të pahijshme3’.
Muajin e kaluar, Morgan Summerlin pranoi se ajo lejoi një burrë 78 vjeç të përdhunonte vajzat e saj në këmbim të parave.
Ajo duhet të priste në sallën e pritjes ndërsa Richard Office përdhunonte 5-vjeçaren dhe vajza 6 vjeçe i bënte masazh në këmbë. “Pasi mbaronte gjithçka, ai i jepte nënës së tyre nga 100 dollarë për secilën”, njoftoi USA Today.
Prokurori i gjykatës në Fulton tha se vajzave u ishte thënë të quajnë përdhunuesin ‘Pop’, ndërsa ai i jepte Summerlin drogë.
Pasi pranoi fajin, gruaja u dënua me burg dhe pranoi se ishte abuzuar seksualisht që fëmijë prandaj veprimet ishin pasojë e traumës që ka kaluar. Fëmijët janë në kujdestarinë e një anëtari të familjes.