Gjykata e Parisit ka marrë masën e arrest me burg për ish-presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), Lamine Diack. 87-vjeçari senegalez, në krye të IAAF nga vitet 1999-2015, është i akuzuar për korrupsion.
Diack është dënuar me 2 vjet burg dhe do të paguajë një gjobë prej 498 mijë eurosh. Dënimi është marrë pasi Diack ka lidhje me skandalin e dopingut në Rusi.
Ai ka pranuar ryshfet nga qeveritarët rusë për të mbuluar apo evituar pezullime e skualifikime të atletëve rusë që dilnin pozitivë. Prokuroria kishte kërkuar 4 vite burg, pasi akuzohej edhe për gjëra të tjera.
Mes të akuzuarve të tjerë edhe Papa Massata Diack, djali i Lamine Diack, asokohe përgjegjës i marketingut në IAAF, që aktualisht ndodhet në vendlindje. Ai është dënuar me 5 vite burg dhe 1 milionë euro gjobë. 2 vite burg dhe 120 mijë euro gjobë edhe për Gabriel Dolle, ish-shefin e antidopingut në IAAF.