Burg pa afat ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër për Neshat Tepelenën, mësuesin e shkollës “Ali Hajdini”, në fshatin Kalasë të Delvinës.
Ai akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur në Sarandë. Pala mbrojtëse u shpreh se arrestimi i tij ishte kryer pa prova, por gjykata hodhi poshtë pretendimet e 58-vjeçarit .
Vetë mësuesi i ka mohuar akuzat e familjarëve të nxënëses së tij 11 vjeçe, duke theksuar se gjithçka është e sajuar dhe se e vërteta shumë shpejt do të dalë në dritë.
“Jam i pafajshëm. Po më marrin në qafë kot, pasi nuk kam lidhje me atë çfarë akuzohem”, është shprehur në Gjykatë mësuesi 58-vjeçar.