Moskë, 10 dhjetor – Gjykata në Siberinë lindore e dënoi ish policin Mikhail Popkov me burg të përjetshëm për shkak vrasjes së 56 grave. Ai njihet me pseudonimin “Vërkolak”.
Besohet se ai është përgjegjës për vrasjen e të paktën 78 grave, ndërsa është dënuar për vrasjet në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin 2000.
Popkov është arrestuar në vitin 2012 dhe vuan dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen e 22 personave.
Me aktvendimin e sotëm, Popkov është vrasësi serik me më shumë viktima në 100 vitet e fundit.
Testet psikiatrike treguan se ai është konfliktuoz.