Albert Bunjaki nuk do ta drejtojë më Përfaqësuesen e Kosovës pas eliminatoreve të Kampionatit Botëror. Përzgjedhësi i Përfaqësueses ka folur në konferencë për shtyp rreth vendimit të tij, duke zbuluar se pas kualifikimeve do të largohet nga Verdhekaltrit. “Vitin e ardhshëm mund ta ndërkrejmë bashkëpunimin, 2+2 e kemi marrëveshjen. Për mua është e qartë , me Ukrainën dhe Islandën mund t’i kem. Do të ulemi me FFK-në të zgjedhim se si do të mendojmë, ndoshta ka nevojë Federata për ndihmën time. Gjithmonë kam qenë në shërbim. Dëshirë e imja dhe e lojtarëve është që t’ia japim këtij vendi fitoren e parë. Koha imë do të shkojë shpejt, pas Kampionatit Botëror, deri në korrik, nuk do ta vazhdoj kontratën. Është koha që të shkoj më tutje. Në korrik 2018 më skadon kontrata. Federata ka hapësirë për ndryshime”, deklaroi trajneri Bunjaki.