Bundesliga gjermane është liga e parë evropiane që është rikthyer të luhet pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pas javës së 26-të të zhvilluar vikendin e kaluar, sot do të nis të luhet java e 27-të, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.
Me fillim nga ora 21:30 sonte luhet ndeshja ndërmjet Hertha Berlin – Union Berlin, ndeshje kjo që do të hap javën e 27-të. Gjatë ditës së nesërme zhvillohen edhe 6 ndeshjet tjera, ndërsa të dielën edhe tri ndeshje tjera.