Në Gjermani bie edhe tabuja e fundit. Nga sezoni i ardhshëm do të ketë edhe një arbitër femër në Bundesligë. Ajo që ka konfirmuar këtë lajm jo pak të bujshëm ka qenë vetë uebsajti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB). Emri i të përzgjedhurës përkon me Bibiana Steinhaus, 38-vjeçarja, e cila ishte një mes katër arbitrave (3 të tjerët meshkuj) që janë promovuar si rrjedhojë e punës së tyre të mirë, nga kategoria e dytë, në Bundesligë.
Ajo është një nga personazhet më të dashur të futbollit gjerman, edhe për faktin se ka vite që arbitron edhe në Bundesligën II. Ajo u bë pjesë e botës së arbitrimit që në moshën 16-vjeçare, por përpara kësaj kishte provuar edhe karrierën si futbolliste. Në 10 vitet e fundit është vlerësuar me mjaft çmime të rëndësishme, si atletja e vitit të Hanoverit në 2007-ën, arbitrja më e mirë gjermane nga 2007 deri në 2011-ën, si dhe arbitrja femër më e mirë nga IFFHS në vitin 2014, për të mbërritur te promovimi në Bundesligë.
Ajo është një agjente policie dhe ndoshta, arbitrimi dhe uniforma ka bërë të mundur edhe një lidhje të fortë dashurie me policin dhe arbitrin e famshëm anglez, Hauard Ueb, një prej çifteve më të lakuar në ishullin britanik prej shumë muajsh.
Me të marrë lajmin se nga sezoni i ardhshëm do të arbitrojë më të mirët në Gjermani, Bibiana Steinhaus ka shprehur të gjitha emocionet e saj.
“Të arbitrosh në Bundesligë ka qenë gjithmonë ëndrra më e madhe e jetës sime dhe tashmë jam e lumtur që diçka e tillë do të bëhet realitet. Ky është vlerësimi më i madh që kam marrë në karrierë dhe do të bëj të pamundurën që të jem në lartësinë e duhur