Shtefan Effenberg merakoset për Bundesligwn gjermane. “Pas shtatë ndeshjeve të para Dortmundi ishte në krye me pesë pikë avantazh, tani Bajern kryeson me 11 pikë avantazh dhe po merr urimet e para për titullin e fituar. Problemi është se Bajern nuk ka dominuar ndaj askujt këtë sezon, krejt e kundërta. Ata thjesht e nisën keq dhe tani janë rikthyer te normalja. Prandaj kampionat është i mërzitshëm”, shprehet ai për “t-online.de”. ndryshe, për vitin 2018
Ish-futbollisti shpreson që klubet e tjera të rrisin nivelin e tyre.
“Në ‘Champions League’ ka mbetur vetëm FC Bajern. Prandaj skuadrat e tjera duhet të rriten. Kam pritshmëri të mëdha për Dortmundin dhe Laipzigun në ‘Europa League’. Paraqitja e Hofenhaim, Herta dhe Koln ishte e turpshme. Më keq nuk bëhet. Besoj se kemi dhënë paraqitjen më të keqe të historisë në ‘Europa League’”, shtoi më tej ish-futbollisti i Bayernit. Por as presidenti i Bajernit Uli Henes nuk i shpëton kritikave të ish-numrit 10 të Bajern. “Sjellja e tij në festën e fundvitit ishte e gabuar. Nuk mund t’i kërkosh trajnerit publikisht të qëndrojë edhe një vit tjetër. Ishte pa takt. Edhe Jupp besoj se është ndjerë shumë keq. Por Uli është një njeri emocional. Me atë gjest ai vetëm sa i ka shtuar presionin trajnerit”, përfundoi Effenberg.