Shkup, 28 korrik – Gjatë vënies së mjetit shpërthyes për minim në gropën e minierës “Toranica”- Kriva Pallankë dje në orët e pasdites ka ndodhur një fatkeqësi ku janë lënduar tre minatorë nga kjo minierë. Si pasojë e seriozitetit të lëndimeve, njëri nga të punësuarit u është nënshtruar plagëve, derisa dy të tjerët janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, informojnë nga kompania “Bulmak 2016” Probishtip.
Persona përgjegjës nga kompania jonë, porosisin se janë në kontakt permanent me spitalin dhe e ndjekin situatën me kolegët e lënduar.
“Për këtë rast tragjik kompania “Bulmak 2016” menjëherë i ka informuar institucionet gjegjëse dhe organet të cilët kanë filluar me hetimet në vendin e fatkeqësisë. Pas mbarimit të hetimit nga ana e organeve kompetente, kompania “Bulmak 2016” do të ndërmerr masa shtesë për vërtetimin e rrethanave të fatkeqësisë në bashkëpunim me kompanitë- furnizuesit e eksplozivëve dhe detonatorëve të cilat përdoren në kuadër të punës së rregullt në minierë, porosisin nga kompania dhe shprehin keqardhje dhe ngushëllime deri te familja e kolegut që humbi jetën dhe dy personave të lënduar u dëshirojnë shërim sa më të shpejtë. (koha.mk)