Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, i cili në rezultatet preliminare ka fituar zgjedhjet atje, Shpejtim Bulliqi ka thënë se dita e djeshme ishte ditë e ndryshimit në Podujevë.
Ai ka thënë se u la pas një pushtet që as për së afërmi nuk përmbushi detyrat ndaj qytetarëve.
“Unë si kryetar i Podujevës do të punojë shumë dhe do t’i trajtojë barabartë të gjithë qytetarët. Unë do ta bëjë punën me ndershmëri. Do të ketë transparencë në të gjitha fushat e sidomos në paranë publike. Prej dje qytetarët e Llapit do ta ndjejnë dorën e barabartë të pushtetit lokal”, ka thënë ai.