Një vajzë nga Bullgaria e ka ndryshuar plotësisht pamjen e saj pasi që i ka bërë madje 17 ndërhyrje estetike. Andrea Ivanova, e cila është 22-vjeçare, tha se që kur ishte e vogël dëshironte të dukej si idhulli i saj, kukulla Barbie dhe ta ketë gojën më të madhe në botë. Sipas saj, ajo ka vendosur me ngulm t’i realizojë qëllimet e saj.
Andrea i ka marrë 15 injeksione të acidit hialuronik në buzët e saj dhe premton të vazhdojë me trajtimet e saj. Pas kësaj ajo i mori 2 injeksione të tjera. Buzët e saj tani janë tre herë më të trasha sesa kanë qenë, sipas Today Online, ndërsa ajo në këtë intervenim i shpenzoi 2.500 dollarë. Sipas raporteve të mediave lokale dhe siç raporton News, Andrea do t’i “mbushë” përsëri buzët e saj sa herë që fillojnë të zvogëlohen.
Andrea theksoi se e ka mbështetjen e madhe të ndjekësve të saj në Instagram dhe se ka fansa nga Lindja e Mesme, Argjentina, Australia … “Më pëlqejnë buzët tani më shumë se dikur, ndihem mirë dhe jam e lumtur me to”, theksoi Andrea. Ajo beson se është unike në botë dhe pretendon se nuk e ka kopjuar asnjë personazh të famshëm, si dhe se ka ende konkurrencë të cilët duhet ta mposhtë për ta fituar titullin e femrës me buzët më të mëdha.