Shkup, 18 maj – Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se për Bullgarinë është i pranueshëm emri Republika e Maqedonisë së Ilindenit, duke iu referuar emrit të ri që mund ta ketë Maqedonia, pas kontestit të emrit që ka kjo e fundit me Greqinë.
Sipas saj, ky emër tregon se shtetet kanë një të kaluar të përbashkët.
Kryeministri maqedon, Zoran Zaev ka njoftuar se të premten do të zhvillojë një takim me krerët e partive dhe presidentin për të diskutuar propozimin që mund të jetë i pranueshëm për Maqedoninë dhe Greqinë.
Kryengritja e Ilindenit është zhvilluar në vitin 1903 kundër Perandorisë Otomane./REL/