Sofje, 12 nëntor – Bullgaria vendosi të mos marrë pjesë në Marrëveshjen globale të Kombeve të Bashkuara për migrim, deklaroi shefi i grupit të deputetëve të partisë në pushtet Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB), Cvetan Cvetanov, duke shtuar se kjo marrëveshje do t’i shkelë interesat kombëtare bullgare.
“Pozicioni i Qeverisë bullgare është që të mos përfshihet në Marrëveshjen globale të KB-së për migrim”, deklaroi zëvendëskryetari i GERB-it pas takimit të liderëve të koalicionit.
Marrëveshja do të jetë në rend dite të seancës së Parlamentit të mërkurën.
Krahas Bullgarisë, Marrëveshjen nuk e pranuan edhe disa vendeve evropiane, si Austria, Polonia dhe Hungaria, ndërsa Kroacia dhe Sllovenia janë në mëdyshje rreth pranimit të marrëveshjes.
Marrëveshja përcakton mënyrë si shtetet duhet të sillen ndaj emigrantëve.
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker sot në Berlin i bëri thirrje Evropës në unitet rreth çështjes së migrimit dhe problemeve të tjera.
“Nëse një, dy apo tre shtete e braktisin Marrëveshjen e KB-së për migrim, atëherë ne si BE nuk mundemi t’i mbrojmë interesat tonat”, deklaroi Junker.