Sofje, 5 maj – Nëse nuk formohet qeveria pas zgjedhjeve të ardhshme, Bullgaria mund të futet jo vetëm në një krizë politike por edhe në një krizë kushtetuese. Një deklaratë e tillë u bë sot publike nga presidenti bullgar Rumen Radev pasi menjëherë iu kthye mandati për formimin e Qeverisë së re nga BSP.
Kjo është hera e tretë që i kthehet mandati për formimin e Qeverisë që nga zgjedhjet parlamentare një muaj më parë.
Ai shtoi se KQZ-ja e re do të marrë rolin e saj në të njëjtën kohë me shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e zgjedhjeve. Radev njoftoi se KQZ-ja do të formohet javën e ardhshme dhe dekreti për emërimin e komisionit pritet më 11 maj.
“Në një situatë të tillë, zgjedhjet pritet të mbahen më 11 korrik”, theksoi Rumen Radev. Ai deri atëherë do të caktojë qeveri të përkohshme.
Radev ia dorëzoi sot mandatin e tretë për formimin e qeverisë lideres së BSP Kornelia Ninova, por mori përgjigjen se – Subjektet e reja politike kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin qeverinë tonë, madje as profesionalisht dhe nuk kemi mundësi objektive për të formuar kabinet”, tha Ninova përpara se të kthente mandatin.
Radev theksoi se ai do të shpërndajë Parlamentin aktual javën e ardhshme.