Sofje, 23 shtator – Ministria bullgare e Punëve të Jashtme i ka shpallur dy diplomatë rusë për “persona non grata”. Në kumtesën e MPJ-së potencohet se Ambasada ruse ishte njoftuar me një notë diplomatike. Të dy diplomatët kanë 72 orë për t’u larguar nga Bullgaria.
Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme mori një letër nga Prokuroria me dekret për ndërprerje të procedurës së mëparshme kundër dy diplomatëve, të cilët po mblidhnin informacione që janë sekret shtetëror për t’i paraqitur në një shtet të huaj ose organizatë të huaj.
Procedura gjyqësore kundër shtetasve rusë është pezulluar, sepse ata kanë imunitet diplomatik.
Brenda kompetencës së saj, Ministria e Punëve të Jashtme i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, thuhet në kumtesë.