Sofje, 8 prill – Bullgaria është e gatshme që të mobilizojë 3.000 persona nga armata dhe teknikë transportuese nëse kërkohet që të sigurohet kufiri, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov pas takimit special tek kryeministri Bojko Borisov të përkushtuar refugjatëve.
Shërbimet referuan para Borisovit se situata në vend pas përplasjes me refugjatë në Greqi në ditët e fundit është e qetë . Edhe përkundër kësaj, autoritet bullgare nuk e përjashtojnë valën e re të emigrimit.
Karakaçanov theksoi se se është e mundur që refugjatët në Greqi dhe në Turqi të shfrytëzojnë qëllime parazgjedhore për shkak të ndryshimit të qëndrimeve të Evropës Perëndimore para zgjedhjeve në maj.
“Nuk dua që të ketë panik, por jam objektiv, kur në vendin fqinj të ketë probleme, duhet që të jemi të gatshëm”, deklaroi ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Mlladen Marinov.
“Kufiri me Turqinë ruhet mirë, respektohen marrëveshjet. Por me Greqinë është problem. Pikërisht atje, rreth Selanikut zhvillohen këto procese. Tani zhandërmaria është atje, armata është në gjendje gatishmërie, po vendosim teknikë dhe njerëz që të ruajmë shtetin”, deklaroi Borisov.