Sofje, 13 tetor – Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe përfaqësues të Qeverisë në Sofje janë takuar të premten me sekretarin e përgjithshëm të Komisionit Evropian, Aleksandar Italijaner dhe me shefin e Kabinetit të kryetarit të Komisionit, Zhan Klod Junjer, Martin Selmajer, me ç’rast njëra ndër temat e bisedimeve ka qenë siguria dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Siç lajmëroi Agjencia bullgare e lajmeve BTA, vizita është në suaza të përgatitjeve për kryesimin e Bullgarisë me Këshillin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2018. Bullgaria planifikon konferencë për Ballkanin në Sofje në maj të vitit 2018, me të cilën do të kryesonte kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ministrja bullgare për zhvillim rajonal, Liljana Pavlova, deklaroi se prioritetet e Bullgarisë do të përfshijnë që t’u jepet perspektivë e qartë evropiane qytetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.