Bullgari, protestuesit nga Kuvendi u zhvendosën para televizionit nacional

Në protestën kundër kthimit të fletëvotimeve të letrës në Bullgari, sonte folën Kiril Petkov nga “Ndryshimet vazhdojnë”, si dhe politikanë të lartë nga “Bullgaria demokrate” dhe përfaqësues të organizatave qytetare, raportojnë mediat nga Bullgaria.

Petkov paralajmëroi se grupi i deputetëve të partisë së tij të mërkurën do të hyjë në Kuvendin popullor, por vetëm për të votuar për grupin e punës së propozuar nga ana e tyre për debat për rregullat zgjedhore.

Në protestë u bë thirrje dhe kërkesë drejt presidentit bullgar, Rumen Radev, të vendosë veto për ndryshimet e Kodit zgjedhor, nëse ai kalon në votim të dytë në Kuvendin nacional.

Advertisements

Pas përfundimit të protestave, pjesëmarrësit u zhvendosën para ndërtesës së Televizionit nacional bullgar për shkak të pjesëmarrjes së sotme të deputetit të Lëvizjes për të drejta dhe liri, Jordan Conev, në emisionin “Panorama”.

Në qytetin Varna protesta u mbajt deri tek ndërtesa komunale.

Demonstruesit kumtuan se ndryshimet në Kodin zgjedhor janë ndërhyrje në procesin zgjedhor. Ata u deklaruan edhe kundër rritjes së përbërjes së KQZ-së, që sipas tyre do të sjellë deri te varshmëria më e madhe e Komisionit nga politikanët.

Sipas tyre, kthimi i fletëvotimeve të letrës është manipulim për zgjedhjet e ardhshme. Ata kërkuan votimi të mos jetë i përzier, por vetëm mekanik.

Protesta në Varnë kaloi qetë, pa tensione.

Siç përkujton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ndryshimet në Kodin zgjedhor parashohin formë të përzier të votimit me fletëvotime mekanike dhe të letrës, që në lexim të parë e mbështetën partia e Bojko Borisovit, socialistët e Kornelia Ninovës dhe ish-kryeministri Stefan Janev, si dhe për Lëvizjen për të drejta dhe liri të Mustafa Karadajit.