Shkup, 4 shkurt – Sonte në bulevardi “Ilinden”, pranë qendrës tregtare “City Mall”, është shëndrruar në një “liqen”, për shkak se ka shpërthyer një gypë i ujisjellësit, raporton Koha.
Nga Qyteti i shkupit kanë informuar se bëhet fjalë për një gypë të shpërthyer dhe se po punohet në riparimin e defektit.
“Ju njoftojmë se në bulevardin “Ilinden” në afërsi të qendrës tregtare “City Mall”, ka një defekt të madh, ka shpërthyer një gypë ujsjellësi F400. Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Ujsjellësi dhe Kanalizmi”, tanimë janë në terren dhe po punojnë në riparimin e defektit”, thonë nga Qyeteti i Shkupit. (koha.mk)