Kryetari i Beogradit, Sinisha Mali, ka thënë se bulevardi i ri në Beograd do të emërtohet “Heronjtë e Koshares”, sipas ushtarëve serbë të rënë në Betejën e Koshares duke luftuar me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Maliit, ky propozim për emërtimin e këtij bulevardi është pëlqyer më së shumti nga qytetarët. Vet ata kanë votuar për emrin e bulevardit të ri dhe nga 167 emra kanë zgjedhur “Heronjtë e Koshares”, me 1305 vota. “Qytetarët e Beogradit kanë treguar se ata nuk i kanë harruar heronjtë e mëdhenj që dhanë jetën për atdheun e tyre”, ka thënë kryebashkiaku beogradas. Përndryshe Beteja e Koshares është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherit një nga më të suksesshmet në luftën e fundit në Kosovë.