Bukuroshja ukrainase këndoi shqip në mes të Greqisë (VIDEO)

Ukrainasja Angelina Statyeva zgjodhi që në skenën e “The Voice of Greece” të sillte një këngë shqiptare. Bukuroshja i la të gjithë pa fjalë, teksa këndoi “Lule Lule”, duke bërë që të gjithë trajnerët të kthehen për të.

Me një zë brilant dhe performancë fantastike, ukrainasja mahniti jurinë e “The Voice”, përcjell KOHA.