Biznesmeni i njohur amerikan që u bë i pari i SHBA-ve, më shumë njihet për deklarata e tij seksuale dhe shumë kontroverse sesa për çështje politike. Trump, me deklaratat e tij shokuese për femrat, nuk kishte ngacmuar vetëm modele dhe këngëtare, por ai kishte ngacmuar edhe sportiste dhe të dashurat e futbollistëve siç është rasti te gruaja e mesfushorit të Manchester United, Bastian Schweinsteiger.
Ana Ivanoviç është gruaja e mesfushorit gjerman, ku Presidenti i ri i Amerikës ka thënë se në jetën e tij nuk ka njohur femër më të bukur se ajo. “Ana është femra më e bukur dhe më inteligjente që kam takuar ndonjëherë. Unë kam shëtitur shumë nëpër botë dhe kam pas mundësinë që të kem shumë gra, por si Ana asnjë femër nuk më ka tërhequr”, ka thënë Trump për gruan e Bastian Schweinsteige.