Ajo do ta përfaqësojë shtetin e saj në “Miss World 2017” që do të mbahet me 18 nëntor në Kinë. Aida Karamehmedovic mbrëmë u shpall vajza më e bukur në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton gazetametro.net.
Titullin “Shoqëruesja e Parë” e ka fituar Darja Hajdukov, ndërsa titullin “Shoqëruesja e Dytë” Ivona Vuckovic. Shiritin për “Miss Fotogjenia” i ka takuar Daliborka Popovic, për “Miss Televotingu” Emina Dedic, “Miss Interneti” Zani Pavlovic, ndërsa për “Miss Abc Fashion TV BiH 2017” e ka marrë Vanesa Zizo. Miss BiH duket se është shumë atraktive edhe në rrjetet sociale, posaçërisht në Instagram, ku ka shumë fotografi me të cilat çdo ditë po ua ndal frymën gjinisë mashkullore.
Duke i parë fotografitë që i ka postuar para konkurrimin, duket se fitoren e ka pasur të merituar, sepse ka pas një numër të shumë të pëlqimeve dhe komenteve.
Gjithashtu shihet se ajo është adhuruese e modës, dhe se secili model që vesh iu thekson linjat e saja.