Elisabetta Galimi, bukuroshja italiane, ka nisur një lidhje me sulmuesin e Genoas, Giovanni Simeone. Prezantuesja televizive dhe modelja italiane, Elisabetta Galimi duket se ia ka marrë zemrën sulmuesit të Genoas, Giovanni Simeones. Sipas mediave rozë, bukuroshja italiane ka nisur një histori me sulmuesin e argjentinas, i cili është djali i Diego Simones. Ajo është tifoze e deklaruar e Juventusit, por ky fakt nuk e ka penguar të “tradhtojë” liderin e Serie A për një tjetër dashuri më të madhe, Giovanni.