Ksenia Sobchak, pjesëtarja joshëse e opozitës ruse paralajmëron garën presidenciale. Udhëheqësja e pasur televizive ka propozuar përsëritjen e referendumit në Krime. Bukuroshja marramendëse Ksenia Sobchak ka filluar “uverturën” e fushatës presidenciale me provokime të nacionalistëve, edhe pse zgjedhjet në Rusi mbahen më 18 mars 2018, përcjell gazetametro.net.
Udhëheqësja televizive e cila e kishte filluar karrierë në programin “reality” “Shtëpia-2”, pastaj “biondja në çokollatë”, në konferencën e parë për gazetarë ka thënë se nuk do ta udhëheq fushatë në Krime sepse e konsideron territor të Ukrainës, prandaj edhe propozon që të përsëritet referendumi për popullatën e këtij gadishulli. Për këtë ka reaguar ashpër udhëheqja marionete e Krimesë e vendosur nga Rusia, duke pretenduar se propozimi është absurd. Ksenia ka deklaruar se tashmë e ka informuar presidentin Vladimir Putin se do t’i jetë rivale në zgjedhje, gjë që atij nuk i kishte pëlqyer. Bukuroshja Sobchek llogaritë në votat e atyre të cilët janë lodhë me personat e vjetër politik. “Mendoj se për mua do të votojnë ata të cilët janë ngopur me keqqeverisjen e Genadij Zjuganov’it, Grigory Javlinski’t apo të Vladimir Putin’it”, transmeton gazetametro.net deklaratën e saj. Ksenia Sobchek është vajza e reformatorit Anatolij Sobchek, kryebashkiakut të Shën Petersburgut. Ajo është e lindur në vitin 1981, i ka kryer studimet në Institutin e famshëm për marrëdhënie ndërkombëtare të Moskës, e më pas në vitin 2004 ka magjistruar me sukses të shkëlqyer në temën “Krahasimi i autorizimeve presidenciale të Francës dhe Rusisë”.
Ajo flet anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. TV karrierën e ka filluar në vitin 2004 në programet “reality”. Në politikë ka hyrë në vitin 2011. Është pronare e restoranteve, kafeve dhe ëmbëltoreve. “Forbs” vlerëson pasurinë e saj në 2.1 milionë dollarë. Është e martuar me aktorin Maksim Vitorgan me të cilin e ka një djalë.