Teodora C. (23), Ivana K. (28) dhe Jelena R. (24) janë arrestuar në një restorant të Beogradit për shkak të shantazhit ndaj një biznesmeni, prej të cilit kanë zhvatur para një kohë të gjatë. Sipas mediave serbe, bukuroshet nga Novi Sadi e kanë shantazhuar burrin me xhirimin e seksit të cilin ai ka pasur me njërën prej tyre, Teodorën. “Ai deri më tani iu ka paguar 30.000 euro, i frikësuar se familja e tij do të kuptojë për aventurën të cilën e ka pasur me Teodorën.
Vajza për një kohë të gjatë ka kërcënuar se xhirimin e marrëdhënieve të tyre seksuale do ta bëjë publikë apo do t`ia dërgoj familjes së tij nëse ai nuk i paguan paratë”, ka thënë një burim i Kuririt i njoftuar me hetimin. Biznesmeni i respektuar i cili ka familje ishte i brengosur për problemet të cilat i ishin krijuar nëse xhirimi do të ishte publikuar, dhe njëkohësisht ishte marrë vesh edhe për aferën e tij. “Pranoi gjithë atë që i kanë kërkuar Teodora dhe shoqet e sajë, dhe në disa raste iu pagoi shuma të mëdha të të hollave. Mirëpo, ato, të vetëdijshme për vlerën e incizimit, u bën edhe më grykëse dhe gjithmonë kërkonin më tepër. Kur kuptoi se më nuk do të mund të paguaj, ai këtë situatë të pakëndshme e lajmëroi në polici”, shpjegon burimi. Vajzat u arrestuan në bashkëpunim me Prokurorinë e lartë publike gjatë dorëzim pranimit të 5.000 eurove në restorant. Ato e thirrën dhe i thanë që të hollat t’i sjellë në restorant, gjë që ai edhe e bëri. Mirëpo, para kësaj e lajmëroi policinë. Burri ishte shumë i frikësuar dhe i brengosur për ardhmërinë dhe reputacionin e vet, shton bashkëbiseduesi nga hetimi. Gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së lartë në Beograd i caktoi paraburgim prej 30 ditësh Teodora C dhe Ivana K. për shkak të dyshimit se do të pengojnë procedurën me ndikim te dëshmitarët. Jelenës R. nuk iu caktua paraburgimi, por ndaj saj zhvillohet hetimi.