Fiks 20 vite që merret me boks dhe vazhdon të qëndrojë fuqishëm duke ndjekur këtë rrugë si dëshirë e prindërve të tij. Bukurim Tairi jeton në Gjermani, ndërsa atje ka sfiduar veten në këtë fushë të sportit duke treguar shumë suksese. Ka nisur si 9 vjeçar dhe sfidën e përvojën e tregon në një intervistë për gazetën KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Kush jeni ju me pak fjalë?
KOHA: Unë jam Bukurim Tairi 29 vjeç i lindur në Gostivar, por i rritur në Gjermani, jam i martuar dhe baba i dy djemve.
KOHA: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe pse zgjodhët pikërisht boksin?
Kam filluar të merrem me sport prej moshës 9 vjeçare, arsyeja pse zgjodha boksin është dëshira e madhe e prindërve të mi.
KOHA: Si ishin fillimet e juaja dhe pas sa kohe u futet në ring?
Fillimet e mia në boks ishin shumë të hershme, menjëherë sapo kam nisur në këtë fushë në moshën 10 vjeçare jam futur në ring.
KOHA: Pas disa viteve u futet në boks, arsyeja?
Sepse, e dija që do ketë shumë sukses.
KOHA: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?
Familja ime e pranuan me shumë dëshirë, sepse ishte faktikisht dëshirë e tyre që të merrem me këtë sport dhe kam pasur shumë mbështetje.
KOHA: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë saj?
Nuk kam me asnjë bashkëpunim.
KOHA: Ndjenja jote më e mirë dhe me e keqja?
Ndjenja më e mirë dihet kur fiton, më e keqja është kur futesh në ring.
KOHA: A jeni të kënaqur me arritjet financiare që ju ka sjellë boksi?
Sigurisht që po.
KOHA: Planifikoni që në të ardhmen të keni shkollën e juaj dhe të jeni trajner?
Jo nuk planifikoj një gjë të tillë, sepse kërkon shumë përkushtim.
KOHA: Ndeshja e radhës dhe çfarë plane keni për vitin 2019?
Ndeshja e radhës do jetë më 6 prill të këtij viti, ku pritet që të fitoj edhe një brez tjetër.
KOHA: Cilat janë impenjimet momentale?
Impenjimi momental për mua është marrja e titullit botëror.
KOHA: Çfarë e bën një boksier të suksesshëm sipas teje?
Ushtrimet e shumta dhe besimi në vetvete.
KOHA: Jeni për martese, apo bashkëjetesë?
Jam pro martesës.
KOHA: Kush është idhulli juaj në fushën e boksit?
Muhamd Ali.
KOHA:A mendon se e ke arritur kulmin e suksesit?
Normal që po.
PASAPORTA
Ditëlindja: 25.08.1989
Horoskopi: Virgjeresha
Gjatësia: 1.83
Pesha: 91
Ngjyra e flokëve: Kafe
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e preferuar: E kaltër
Shkollimi: Të mesmen
Hobi: Boksi
Sporti: Boksi
Muzika: Hip-Hop
Filmi: Scarface
Aktori/ja: Al Pacino
Femra e preferuar: Nëna
Personi më i dashur: Fëmijët
Femra ideale: Bashkëshortja
Dëshira: Arritja e suksesit më të madh