Etiopia nuk është vetëm një vend i mrekullueshëm për tu parë, por edhe një vend plot me surpriza. Vendi i gjallë që gjendet në Afrikën Lindore, është i populluar nga fise të shuma me tradita të pasura dhe rituale të qëndrueshme. Fotografi libanez, Omar Reda udhëtoi drejt luginës Omo Valley, që ndodhet në jug të Etiopisë, për të kapur fotografi të fiseve të ndryshme si, Hamar, Dassanech dhe Mursi.Portretet e tyre me plot ngjyra, shfaqin identitetin unik të kulturës dhe bukurinë e stilet dekorative të njerëzve. Fisi Mursi vendos pllaka në pjesën e poshtme të buzës dhe fisi Dassanech ka aftësinë për të ricikluar majat e shisheve apo shirita që shpojnë veshët. Fotografi është mirëpritur nga të gjitha fiset, duke e falënderuar për qëllimin artistik të tij. “Unë doja që të shikoja bukurinë e kulturës në Tokë. Këto fise ende ruajnë traditat dhe kulturën e tyre. Për shembull, pllaka e vendosur në pjesën e poshtme të buzës nga fisi Mursi, ka nisur gjatë epokës së kolonizimit dhe skllavërisë. Gratë e bënin këtë rit që të shtrembëronin buzët e tyre dhe të mos rrëmbeheshin për skllave. Me kalimin e kohës, tradita ndryshoi dhe vendoja e tyre tashmë konsiderohet si një shenjë bukurie. Sa më e madhe që të jetë pllaka, aq më e bukur është vajza. Një shembull tjetër që ata më thanë, kishte të bënte me fisin Hamar, ku grave nuk iu lejohet që bëjnë dush pas martese”, tha ia.
Bukuria në foto e grave të Etiopisë (FOTO)
Leave a comment