Elita Rudi po vazhdon të mbajë epitetin e femrës më të bukur shqiptare.
Ndër vite në ekran, ka bërë të grumbullojë me mijëra shikues besnikë, të cilët e adhurojnë dhe e vlerësojnë punën e saj në maksimum, shkruan Kosovarja.
Duke u mësuar ta shohin çdo javë në emisonin e saj, tani adhuruesit e saj po e ndjejnë më shumë se kurrë mungesën e saj në televizion.
Por, meqë rrjetet sociale janë bërë komunikimi më i mirë për të gjithë, atëherë edhe moderatorja e dashur po shfrytëzon këtë mundësi për të qenë më afër fansave të saj.
Nga aty ajo njofton për gjithçka, duke i shpërndarë momentet e lumtura me të gjithë, e duke i përfshirë këtu edhe fotografitë e videot e ndryshme.
Duke qenë kështu, Elita edhe sonte befasi me disa nga imazhet që sjelli ku shihej e rregulluar dhe shumë e bukur, përderisa edhe fustanin që kishte veshur e bëntë të dukej ende më madhështor dhe më i bukur.