Ish Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, më 2 prill të 2011 kishte shtruar një drekë të shtrenjtë në restaurantin Puro në Prishtinë.
Fatura e Bukoshit për këtë rast kishte kushtuar 115 euro.
Bukoshi kishte porositur 4 gota “Chivas 12 Years”, ku vetëm një gotë ka kushtuar 4 euro 40 cent. Në total 4 gota chivas të porositura nga Bukoshi i kanë kushtuar shtetit 17 e 60 cent.
Aty nuk ka munguar as pija tjetër “Jack Daniels” nga e cila është pirë vetëm 1 gotë, që ka kushtuar 4 euro.
Përveç pijeve të shtrenjta alkoolike në gota, ata kanë porositur edhe një shishe verë të llojit “Serego Alighieri” e cila ka kushtuar 65 euro.
Aty janë porositur edhe 2 shniclla të cilat kanë kapur koston e 17 euro e 60 cent si dhe një pasta prej 5.5 euro.
Dy shishe ujë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 4.5 euro. Ujë Rugove që kishte kushtuar 2 euro dhe ujë Panna Acqua 2.5 euro.