Shkup, 19 shkurt – Shija, ngjyra dhe era e jo e zakonshme e ushqimeve, por edhe prezenca e mykjes në bukë, insekte dhe krimbave në prodhimet ushqimore . Këto janë ndër ankesat më karakteristike të konsumatorëve ndaj Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, shkruan gazeta KOHA.
Konsumatorët në vitin e kaluar kanë parashtruar 316 ankesa, prej të cilave 144 kanë qenë të arsyeshme ose të konfirmuara, ndërsa 172 kanë qenë të pabaza. Numri më i madh i ankesave apo 190 kanë të bëjnë me ushqimin me prejardhje jo prej shtazëve apo bimore , 36 ankesa kanë qenë për ushqimin me prejardhje prej shtazëve, si mishi dhe organet e brendshme si dhe qumështi, kosi, djathi dhe vezë , ndërsa 90 ankesa ka pasur për mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.
Vetëm deri në fundin e muajit korrik, në departamentin për mbrojtjen e konsumatorëve pranë Agjencisë për Veterinari dhe Ushqim janë parashtruar 190 ankesa që kryesisht kanë të bëjnë me vetitë e ndryshuara organoleptike të ushqimit si shija, ngjyra dhe era e mishit, peshkut, pemë perimeve , bukës… Qytetarët janë ankuar edhe për prezencën e krimbave, mizave , qelqit apo metalit në ushqime, ndërsa janë ankuar edhe për prezencën e mykut në bukë, drithëra, pemë perime , qumësht, ëmbëlsira etj. Ankesa ka edhe për kushtet johigjienike në objektet hoteliere për pajisjen dhe aparaturat, si dhe manipulimin me ushqimin. Ankesa ka pasur edhe për ushqimin me afat të skaduar të përpunimeve të mishit dhe qumështit , ndërsa janë paraqitur edhe dyshime për helmim me ushqim.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Maqedonisë thonë se inspektorët në vazhdimësi kontrollojnë dhe monitorojnë të gjitha produktet, qoftë ato që prodhohen në Maqedoni apo ato që importohen, dhe nuk lejojnë konsumimin e atyre që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve. Nga ky dikaster shtojnë se qytetarët në Maqedoni konsumojnë ushqim të sigurt për shëndetin e tyre që mbështetet edhe me faktin se përgjatë vitit 2017 janë regjistruar gjithsej nëntë helmime me ushqim. Gjithashtu në mënyrë të rregullt kontrollohet edhe importi i ushqimit në bazë të programit vjetor ku krahas kontrolleve të rregullta , reagohet edhe në bazë të dyshimeve që fitohen nga përmes sistemit evropian për informim të shpejtë, RASFF. Në rast se konstatohet se ndonjë kamion me dërgesë të ushqimeve nuk i kënaq normat ligjore të Maqedonisë, atëherë i njëjti kthehet mbrapsht apo shkatërrohet.
Në kuadër të kompetencave të saja që të kontrollojë jo vetëm importin e ushqimit nga jashtë por edhe punën e operatorëve me ushqim si mishtoret, restorantet apo edhe fabrikat e ushqimit, në të ardhmen ndër të tjerash do të koncentrohet edhe në kontrollin e ushqimeve të keteringut apo ushqimit të gatshëm që përgatitet për festa apo celebrime të ndryshme, si dhe të vendosjes së sistemit vendor të Maqedonisë të alarmimit të shpejtë ngjashëm me atë evropian që do të mundësojë të fitohen informacione të shpejta dhe vlerësimet për rreziqet e mundshme dhe paraqitjen e ushqimit jot ë sigurt për konsum të popullatës.
Ndryshe konsumatorët çdo do problem apo dyshim lidhur me ushqimin jo të sigurt për konsum mund ta paraqesin në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari në Shkup,ose në njësitë rajonale nëpër Maqedoni , gojarisht, me shkrim , përmes postës elektronike , ose përmes linjës falas telefonike për konsumatorët 0800 3 22 22. (koha.mk)