Shkup, 6 shtator – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në organizimin solemn të partisë për shënimin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe një herë ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, edhe pse siç tha, anketat “e porositura” e kanë nxjerrë LSDM-në të parën në renditje. Mickovski thotë se vjen një kohë kur të gjithë duhet së bashku të luftojmë që mos suksesi të shëndrohet në sukses dhe të ndërtohet e ardhmja.
“Ka shumë që duhet dhe do të bëhet. Së bashku do të luftojmë, ndërsa ora kur këtë do ta bëjmë janë zgjedhjet e parakohshme. Unë nuk besoj në anketa të porositura, unë besoj në popullin e vendit tim. E nëse janë aq të sigurt nga Qeveria, atëherë ejani në zgjedhje, e le të vendosë populli”, tha ai. Mickovski ishte për vizitë në Komunën e Gazi Babës, e ku i përshëndeti banorët për mbështetje. “Edhe Gazi Baba gjithashtu ka mbështetjen time dhe ju them se besoj në ju në këtë luftë të përbashkët. Do të vazhdojmë të luftojmë për çdo secilin, edhe për ata që gjenden të pafajshëm në burg. Drejtësi do të ketë. Këtë u’a premtoj”, tha Mickovski, ndërsa beson që me zgjedhje të parakohshme dhe me fitore të partisë së tij, në vend do të ketë një sistem të ri me vlera dhe principe.