Varshavë, 12 dhjetor– Bujqit të cilët protestojnë në Poloni, sot e kanë bllokuar rrugën kryesore në Varshavë, duke paralajmëruar se barrikadat do të mbsin derisa kryeministri Mateus Moravjecki nuk i dëgjon problemet e tyre. Ata mbajnë jelekë të verdhë, të ngjashme me protestuesit në Francë.
Dhjetëra bujq në mëngjesin e sotëm janë mbledhur në autostradën dhe e kanë bllokuar trafikun për disa orë, duke shkaktuar kolona prej disa kilometrave në lindje të Varshavës. Në orët e pasdites janë shpërndarë.
Bujqit ankohen për shkak të mospasjes së kompensimit shtetëror për humbjen e shkaktuar nga asgjësimit të derrave për shkak të ndalimit të përhapjes së sëmundjes. Ata kundërshtojnë edhe në importin e prodhimeve të huaja dhe kërkojnë që produkteve ushqimore detyrimisht të vendoset vendi i origjinës