Kumanovë, 22 janar – Bujqit nga rajoni më i gjerë i Kumanovës janë të interesuar për programin për shfrytëzimin e mjeteve nga instrumenti për ndihmë parainkuadruese për zhvillim rural të Bashkimit Evropian (IPARD) për periudhën 2014-2020, kumtuan të martën kompetentët nga zyra rajonale të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, njofton Koha.
“Bashkëfinancimi lëviz prej 60 e deri në 70 për qind të IPARD-it dhe prej 40 e deri në 30 për qind nga bujku”, deklaroi Xhabir Ramadani nga zyra rajonale e Agjencisë.
Ai u bëri thirrje bujqve të mos i presin ditët e fundit para skadimit të afatit që përfundon më 9 shkurt, të këtij vit. Ramadani theksoi se edhe në të kaluarën, bujqit më shpesh kanë konkurruar këto ditëve të fundit për shfrytëzimin e këtij programi. Bujqit nga ky rajon janë të interesuar dhe për sistem pikë-pikë, gërmim i puseve.