Bujqit deri në fund të vitit mund të dorëzojnë kërkesa për legalizim të fermave

0

Shkup, 23 nëntor – Deri në fund të vitit bujqit   mund të dorëzojnë kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara,  ferma në toka ndërtimore. Me ndryshimet e Ligjit për  veprim me objektet e ndërtuara pa leje, nën kompetencë  të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, afati për legalizim  të objekteve të ndërtuara pa leje është vazhduar për një vit. Kërkesat për legalizim  duhet të dorëzohen  në komunat  ku jetojnë.

Vazhdimi i afatit, siç kumtojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, është me qëllim që t’u dalë në vigjilje një numri të madh të qytetarëve,  duke i përfshirë edhe bujqit, të cilët deri tani nuk e kanë kryer procedurën e legalizimit.  Deri tani numri i  ekonomive bujqësore dhe objektet e të cilëve janë legalizuar është jashtëzakonisht i vogël dhe një numër i madh i të njëjtave nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë të cilën e kishte ofruar ligji. Statusi i parregulluar i objekteve për destinim bujqësor të tokës ndërtimore negatisht ndikon në mundësinë për modernizim dhe rikonstruim të ekonomive  bujqësore të cilët merren me blegtori  dhe i pengon ekonomitë në shfrytëzimin e ndihmës financiare shtetëtore për bujqësi.

Mundësia  për legalizim të fermave është nga vlera e madhe për bujqit. Me marrjen e fletpronësive,  vetë fermat  do të marrin edhe vlerë financiare, të cilën bujqit do të mund ta shfrytëzojnë  për marrje të kredive për renovim dhe modernizim  të fermave. Njëherit, me legalizimin  do të mund ta realizojnë të drejtën  e aplikimit për masat e IPARD programit edhe nga Programet kombëtare, që do të ndikojë  ndaj vëllimit dhe cilësisë së prodhimtarisë.

Sipas Ligjit për toka bujqësore, të drejtë për legalizim kanë objektet për përpunim primar të prodhimeve bujqësore,  përkatësisht ndërtimet e destinuara për kultivim të shpendëve dhe peshqve, për  mbrojtje shëndetësore veterinare dhe mbrojtje shëndetësore të njerëzve,  për akomodim të pajisjes për mbajtje të cilësisë  së ujit dhe mjedisit jetësor, laboratoritë, për përpunimin e prodhimeve  primare bujqësore dhe bagëtive e peshqve,  për akomodim të pajisjes  për ndjekje të cilësisë  dhe sigurisë së  prodhimeve primare  bujqësore dhe të blegtorisë dhe të prodhimeve  nga përpunimi i tyre, për akomodim dhe mirëmbajtje të mekanizmit bujqësor, pajisje të lidhjeve dhe mjete tjera transportuese dhe pajisje, streha për deponim, sigurim fizik, ndërtim të objekteve për përpunim primar të prodhimeve bujqësore, pranim, ruajtje dhe paketim të prodhimeve primare bujqësore dhe blegtorale dhe ushqim për kafshët, për administratën e lidhur me veprimtarinë bujqësore, rezervaret e ujit, hapësirën shitëse për prodhimet e fituara nga  veprimtaria bujqësore, për akomodim në kohë, ushqim, edukim, rekreim dhe shitje të prodhimeve për nevojat e amvisërive të personave të angazhuar  në prodhimtarinë e  prodhimeve primare  dhe të përpunuara bujqësore dhe blegtorale, për prodhimin e verës, qendrat e tubimit për qumësht, kërpudha dhe bimë medicinale, objektet e therrjes, për autopsi të shtazës së ngordhur, krematorium për kafshët e ngordhura, stacione të pastrimit, për punë hidro-melioracion dhe ndërtime të destinuara për rregullimin e tokës bujqësore.

Comments are closed.