Shkup, 6 dhjetor – Bujqësia në Maqedoni dominohet nga mosha e vjetër dhe fermerë që në mesatare kanë më shumë se 50 vjet. Përveç moshës së lartë të personave që merren me bujqësi, problem tjetër u bujqësisë në Maqedoni është edhe mekanizimi i vjetër bujqësor. Agronomët thonë se në nivel shteti vërehet rënie e interesimit për punimin e tokës bujqësore për shkak të mosinteresimit të të rinjve për t’u marrë me këtë degë, si dhe orientimit të të rinjve që perspektivën e jetesës ta shikojnë jashtë shtetit. Nëse nuk e rrit konkurrencën e saj dhe nëse nuk inkuadron më shumë të rinj, atëherë bujqësia në Maqedoni në periudhën e ardhshme do të ballafaqohet me mbijetesën në raport me konkurrencën evropiane. Nga mbi 70 mijë bujq që pranojnë subvencione, vetëm 9.700 janë më të rinj se 40 vjet, kurse pjesa tjetër i takojnë moshës së shtyrë. Sipas të dhënave zyrtare, bujqit e rinj përbëjnë 13.5 për qind të numrit të përgjithshëm të aplikuesve për ndihmë shtetërore në bujqësi. Vetëm 24.5 për qind e fermave janë në pronësi të bujqve nën 45 vjet, ndërsa rreth 7 për qind e fermerëve janë më të rinj se 35 vjet. Vlerësohet se plasmani jo i sigurt, ikja e popullatës së re jashtë shtetit, kostoja e lartë e punës që shpesh nuk i mbulon as harxhimet, çmimet e ulëta të grumbullimit që diktohen nga tregtarët, mosrespektimin e kontratave për shitblerje, si dhe vonesat në pagesa të pemë-perimeve të grumbulluara, janë shkaqet kryesore pse ulet në vazhdimësi interesimi i të rinjve për t’u marrë me bujqësi. Nga organizatat e fermerëve thonë se edukimi i të rinjve që në mënyrë profesionale të merren me këtë degë ekonomike, sigurimi i plasmanit të sigurt si dhe lehtësimi i kushteve për të financuar biznesin e ardhshëm, janë ndër… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.