Bujar Osmani udhëton për në Venecia për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

“Rrugës për në Veneci, në sesionin e Komisionit të Venecias ku do të vlerësohet Ligji për përdorimin e gjuhëve.”, ka shkruar zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani në profilin e tij në facebook.

Ai më tej ka bërë të ditur se para Komisionit do ta prezantoj pozicionin e Qeverisë se ligji është një reflektim autentik i marrëveshjes së Ohrit dhe i nevojës për të krijuar shtet evropian, multietnik e funkcional.

“Rrugës për në Veneci, në sesionin e Komisionit të Venecias ku do të vlerësohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Do e prezantoj pozicionin e Qeverisë se ligji është një reflektim autentik i marrëveshjes së Ohrit dhe i nevojës për të krijuar shtet evropian, multietnik e funkcional.”, ka shkruar Osmani në facebook.