Shkup, 4 janar – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani me rastin e marrjes së Presidencës në Këshillin e Bashkimit Evropian sot ne ora 13:00 në hapësirat e MQ-EU Info qendër (Sheshi Maqedonia) do të realizojë takim jo formal me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë Sh.T. Ivan Velikov Petkov.
Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani do ti përcjellë urimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Republikën e Bullgarisë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian, ku do të diskutohen edhe prioritetet e Presidencës së Bullgarisë, politika e zgjerimit, integrimi i Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimi rajonal etj.
Para takimit janë paraparë deklarata për media nga ana e Zëvendëskryeministrit Osmani dhe Ambasadorit të Republikës së Bulgarisë Velikov Petkov, pas së cilës do të drejtohen në shëtitje të shkurtër përmes sheshit Maqedonia dhe urës së Gurit deri në Çarshinë e vjetër ku do të kenë takim joformal dhe pirje të kafesë.
Me këtë rast ftojmë ekipet tuaja ti ndjekin deklaratat dhe të marrin inserte nga shoqërimi joformal.