Shkup, 13 maj – Kryediplomati Bujar Osmani dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, sot raportuan për dosjet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë para kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE-së.
Shefi i diplomacisë Osmani, raportoi për progresin në reforma, për hapat e ndërmarra për kapërcimin e problemit me Bullgarinë dhe në drejtim të ndërtimit të fqinjësisë së mirë. Ai tha se Maqedonia e Veriut meriton të lëvizë më tutje në rrugën evropiane, ndërsa Këshilli i Evropës në qershor përfundimisht të materializojë vendimin, nga marsi i vitit të kaluar, për nisjen e negociatave përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.
Osmani dhe Xhaçka janë optimist për rrugëtimin e dy vendeve, por edhe gjithë rajonit, në BE.