Bujar Osmani nesër viziton Kosovën, takohet me Kurtin e Gërvallën

Bujar Osmani gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Kosovës ku pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e MPJ-së së Kosovës Donika Gërvalla.

Takimi mes Osmanit dhe Kurtit do të mbahet nga ora 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftim.

Ndërsa, përpara Kurtit, Osmani do të ketë takim edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, që pritet të nisë nga ora 09:00.

Advertisements

Pas takimit, Osmani e Gërvalla, paralajmërohet se do të mbajnë edhe konferencë për media.