Shkup, 31 gusht – Karvani biseda me qytetarë “Zëri yt” fillon me Komunën e Çairit, me përfaqësues të Qeverisë, Ministra, Zëvendësministra, Sekretarë shtetëror dhe Deputet kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, njofton Koha.
Me këtë rast, nesër, me 01.09.2018 (e shtunë) në hapësirat e Komunës së Çairit nga ora 13:00 deri në ora 18:00 do të organizohet ditë e hapur për qytetarët e Komunës së Çairit, ku gjithë qytetarët do të kenë mundësi të diskutojnë, shkëmbejnë ide, të japin propozime, vërejtje dhe kërkesa për punën e Qeverisë.
Para fillimit të ngjarjes, në ora 12:50, parashihet që Zëvendëskryeministri Bujar Osmani të ketë deklarata për media.
Me këtë rast ftojmë ekipet e Juaja ti ndjekin deklaratat e Zëvendëskryeministrit Osmani para fillimit të ngjarjes.