Shkup, 24 prill – Nesër, 25 prill (e mërkurë), Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë pune do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të merr pjesë në forumin politik “Dekada e ardhëshme, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian” në organizim të Institutit “Demokracia për zhvillim” Qendra Kosovare për studime të sigurisë dhe think tank “Grupi hulumtues Ballanik”, njofton Koha.
Zëvendëskryeministri Osmani do të ketë fjalën e tij në panelin “Strategjia e Zgjërimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor”, ku së bashku me Ministrat për Punë të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, Behxhet Pacolli dhe Ditmir Bushati, do ti prezantojnë mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe përfitimet për vendet e njëjta.
Tema tjera në forum janë: Avancimi i shtetndërtimit të Kosovës: përforcimi i institucioneve dhe përshpejtimi i reformave” si dhe “Dialogu me Serbinë mbi marrëveshjen përfundimtare” në forum fjalën e tyre do ta kenë përfaqësuesit e lartë shtetëror të Republikës së Kosovës: Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ndërkaq në forum do të marrin pjesë përfaqësues të segmentit politik dhe qytetar nga rajoni.