Shkup, 26 janar – Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe asociacioni qytetar “Acta Non Verba” – Shkup organizojnë akademi përkujtimore me rastin e 73 vjetorit nga çlirimi i kampit fashist të Aushvic.
Në kuadër të ngjarjes do të promovohet libri tre gjuhësor e autores hebreje Mimi Kamhi Ergas – Faraxhi “ JETA IME NËN PUSHTIMIN NAZIST” , ku do të merr pjesë si mysafire e veçantë, vajza e saj Ita (Drita) Bartuv, e mbijetuara e Holokaustit.
Ngjarja do të zhvillohet në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane me fillim në ora 14:00, ndërkaq fjalën e tyre përveç Zëvendëskryeministrit Osmani dhe mysafires së veçantë Ita Bartuv do të kenë edhe Ambasadori i Izraelit në Republikën e Maqedonisë, Dan Orian, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Tomas Gerberih dhe Skender Asani, Drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.