Shkup, 20 dhjetor – Burim Idrizi është personi i qëlluar me armë zjarri në rrugën Xhon Kenedi në Çair, afër shkollës së mesme Cvetan Dimov, më saktësisht te stacioni i autobusit.
Zëdhënënsi i MPB-së, Toni Angellovski për TV21 konfirmoi rastin, ndërsa tha se viktima është dërguar në spital. Sipas Angellovskit është shtënë nga një veturë në lëvizje e tipit Yugo. Motivet ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes arritën ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë.