Para ndërtesës së Kuvendit Komunal Nishani u pritë nga kryetari i Komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanovcit Jonuz Musliu, i cili është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve.
Me këtë rast u intonua himni i Republikës së Shqipërisë. Para ndërtesës së Komunës, për presidentin Nishani u organizua pritje solemne, derisa anëtarët e SHKA nga Bujanovci ishin të veshur me veshje kombëtare.
Sipas vlerësimeve të medieve serbe, para ndërtesës së Komunës ishin më tepër se 1.000 qytetarë të cilët e përshëndetën presidentin shqiptar duke valëvitur flamujt shqiptarë. Sipas protokollit, presidentin shqiptar presin bisedat me liderë politik shqiptarë në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanovcit, e më pas duhet të vizitojë SHF “Muharrem Kadriu” në Tërnovcin e Madh.
Në orën 15:30 presidenti Nishani vazhdon vizitën në Preshevë, ku në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” do t’i drejtohet qytetarëve të Preshevës. Nëpër rrugë të Bujanovcit nuk duket sigurimi shtesë i policisë, por supozohet se masat e sigurisë janë përforcuar me policë në tesha civile.