Shkup, 28 tetor – Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka lëshuar vendim për vetizolim, pas anketës epidemiologjike të kryer mbi njerëzit që kanë qenë në kontakt me ministrin Oliver Spasovski, i cili dy ditë më parë njoftoi se ishte pozitiv me koronavirusin.
“Nga anketa epidemiologjike me ministrin Spasovski, vlerësohet se vetëm për një person ekziston rreziku i mesëm, përkatësisht i shkallës së lartë”, deklaroi drejtoresha e ISHSSH-së, Irina Buhova Sotirova në konferencën për shtyp në Qeveri.