Shkup, 30 janar – Nuk ka asnjë rrezik për asnjë pacient që ka qenë në periudhën e kaluar apo që do të jetë pacient në Qendrën Klinike Stomatologjike “Shën Panteleimon” në Shkup, sepse në punëtoritë për teknikë të dhëmbëve ku ka punuar punonjësi i cili është teknik dhëmbësh dhe tek i cili nga shenjat e duarve në Institutin e Mikrobiologjisë është gjetur bakteri MRSA, punohet vetëm me doreza mbrojtëse dhe ka mjete të mjaftueshme me të cilat dezinfektohen veglat dentare gjatë kontrollit. Aktualisht është përjashtuar çdo mundësi e përhapjes së infeksionit me këtë bakter.
Këtë pasdite e deklaroi drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSh), Irina Buhova, e cila tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme gjegjësisht gjithçka që është rregulluar me ligj. Theksoi se inspektorët e tyre menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë bërë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese.
“Që ditën e djeshme kur i punësuari e ka informuar institucionin për konstatimin të cilin e ka më nuk është kthyer në punë. Gjatë ditës së djeshme janë konsultuar dhe kontaktuar anëtarëve e Komisionit të tyre për infeksione intrahospitale. Komisioni sot mbajti mbledhje dhe solli vendime. Mbikëqyrja jonë inspektuese i konfirmon konstatimet të cilat janë sjellë dhe të cilat janë imponuar edhe me vendim edhe prej anës tonë. Pacienti, gjegjësisht i punësuari i cili ka bakter të izoluar nuk do të kthehet në punë, derisa nuk merr rezultat negativ gjegjësisht derisa të dëshmohet se bakteri më nuk është i pranishëm”, potencoi Buhova.
Sqaroi se gjatë ditës së djeshme është bërë dezinfektim i jashtëzakonshëm i hapësirave të Qendrës Klinike Stomatologjike, për nesër është caktuar dezinfektin i jashtëzakonshëm prej Qendrës për Shëndet Publik Shkup, ndërsa në vijim është kontroll i përgjithshëm shëndetësor i të punësuarve në këtë institucione publik shëndetësor. (koha.mk)