Për Bugattin, viti 2022 ishte më i suksesshmi në të gjithë historinë e kompanisë. Bugatti ka shitur gjithsej 80 vetura për klientët, që është numri më i madh i veturave të prodhuara dhe shitura në një periudhë 12-mujore për këtë kompani franceze. Përveç kësaj, Bugatti duhet të prodhojë edhe 100 vetura të modelit Chiron në mënyrë që të përmbushë planin e 500 veturave të prodhuara.
Vitin e kaluar, Bugatti zhvilloi programin e saj të shitjes së veturave të përdorura për shkak të rritjes së kërkesës. Nuk dihet ende se sa automjete të tilla janë shitur. Bugatti do ta nisë vitin e ri me shitjen e modelit unik Chiron Profilee në një ankand që do të mbahet në Paris më 1 shkurt. Gjithashtu, do të vazhdojë prodhimi dhe shpërndarja e 100 Chironve të mbetur, si dhe pritet të fillojë konfigurimi i modeleve Mistral dhe Bolide.