Bugatti përveç super makinave dhe jahtit luksoz të prezantuar tash vonë, tani ka bashkëpunuar me kompaninë gjermane te biçikletave ‘PG’ , për të prodhuar biçikletën më të lehtë urbane në botë. E përbërë nga 95 për qind fibër karboni, biçikleta mban peshë vetëm 5 kilogramë, ndërsa të gjitha seksionet e kryqëzuara të kornizës kanë aerodinamikë të projektuar për shpejtësi të lartë. Bugatti ka premtuar 667 njësi të prodhuara dhe secila prej tyre mund të personalizohet me një gamë të gjerë prej lëkure dhe ngjyra të ndryshme, shkruan Indeksnline. Biçikleta do të shitet më vonë këtë vit për një çmim prej 39.000 dollarë.