Bugajski: Vetëm BE-ja mund t’i ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor

31

Podgoricë, 8 prill – Ballkani mund të presë ulje të madhe ekonomike në muajt në vijim, ndërsa BE-ja do të jetë e rëndësishme në dhënien e ndihmës për rimëkëmbjen ekonomike, deklaroi analisti amerikan Janush Bugajski, duke shtuar se asnjë forcë tjetër nuk ka resurse që dukshëm t’i ndihmojë rajonit edhe krahas dezinformatave të cilat i përhapin Kina dhe Rusia.

Në një intervistë për “Pobjeda” të Podgoricës, eksperti i Ballkanit tha se ka shumë dezinformata për koronavirusin e ri dhe se të gjitha nuk e kanë prejardhjen nga Kina ose Rusia sepse ka shumë teoricienët të komplotit edhe në Perëndimi, por se Pekini dhe Moska kanë tentuar t’i shfrytëzojnë konfuzionin dhe frikën që të dëshmojë se BE-ja dhe NATO-ja po dështojnë.

“Në realitet edhe Kina edhe Rusia kanë dështuar në testin sepse e mbulojnë vëllimin e infektimit në dy shtetet. Qytetarët nga Ballkani Perëndimor nuk guxojnë ta humbasin perspektivën e tyre evropiane sepse në shtetet që duan të jenë alternativë e BE-së si Kina dhe Rusia, situata është shumë keq. Edhe, përfundimisht, demokratët janë më rezistent ndaj krizave sesa diktaturat”, tha Bugajski.

Comments are closed.